Ish-agjenti LaRae Quy thotë se FBI përdor disa dredhi për të kuptuar nëse personi përballë po gënjen apo mundohet që të fshehë të gjithë ose një pjesë së të vërtetës.
Sipas agjentit, duhet të fokusoheni në 3 pika për të kuptuar më thjesht mendimet dhe idetë e personit përballë jush.
Pyesni që personi t’iu tregojë një histori “kokë poshtë”
Nëse dikush ju tregon një histori, të cilën ju besoni se është gënjeshtër, atëherë pyeteni atë mbi detaje nga fundi në fillim të historisë. Një gënjeshtar e ka nisur historinë më një fund logjik dhe nëse do ti duhet të kthehet prapa ai nuk do të mund të tregojë përsëri një ngjarje, e cila nuk ka ndodhur. Bërja konfuz sjell humbjen e detajeve.
Ji i vëmendshëm edhe tek rrëshkitjet e vogla të fjalëve
Sipas ish agjentit Quy , kur dikush e kupton se ju keni filluar të dyshoni mbi të , atëherë ai do t’iu komplimentojë dhe nuk do të bjerë asnjëherë në kundërshtim me fjalën tuaj. Ndërkaq ai do të mundohet që të shmanget prej jush.
Pyesni diçka jashtë ecurisë së ditës apo historisë momentale
Nëse pyesni një gënjeshtar jashtë rendit të tregimit, i vendosni ata në një pozitë të vështirë.
Quy thotë se ata kanë një përgjigje fikse për çdo pyetje të cilat janë të thëna shumë më përpara tyre.