Pas implementimit të përkrahjes nga donatorët për fëmijët me nevoja të veçanta, Zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi ka shkruar se është realizuar bashkëpunimi institucional me donatorët vendor, kompaninë Neptun Akinvest.
Z. Buçi ka falënderuar kryetarin e komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, drejtorin z. Sadik Ahmeti dhe kryetarës së degës të BDI-së në Kerçovë, z. Ardita Dani për bashkpunimin e shkëlqyer në realizimin të këtij projekti.
Postimi i z. Buçi në fb:
Sot në komunën e Kërçovës vijuam me projektin e rradhës që po e realizojmë në bashkëpunim me ndëmarrës të vendit dhe donator për mundësimin e klasave senzorike në shkollat publike për fëmijët me nevoja të veçanta.
Faleminderit kryetarit të komunes së Kërçovës z.Fatmir Dehari, drejtorit z.Sadik Ahmeti dhe krytarës te degës së Kerçovës z.Ardita Dani për bashkpunimin e shkëlqyer në realizimin të këtij proekti.
Faleminderoj kompanit “NEPTUN” z.Arsim Papraniku dhe “AKINVEST” z.Hazbi Ibrahimin për mundësinë financiare te 2 klasave senzorike për fëmijët me nevoja të veqanta.
Përkujdesja jonë për këtë kategori është e vazhdueshme, gjer më sot janë inaguruar 7 klasa senzorike, ndërsa projekti do të vijojë edhe me klasa tjera nëpër shumë komuna.