Inter i frikshëm, gjigantët e Seria A “skicojnë” formacionin e sezonit të ardhshëm, ASLLANI pret mundësinëBOTA
Inter pati një sezon konkurrues. Gjigantët e Seria A provuan deri javën e fundit të fitonin Seria A, ndërsa panë rivalët e Milanit të triumfonin. Në Champions u eleminuan pas grupeve, pasi patën përballë Liverpool që shkoi në finale. Zikaltërit nuk dolën pa gjë sepse fituan Kupën e Italisë.
Projekti për sezonin e ardhshëm duket më ambicioz. Inter do kërkojë të fitojë sërish Scudetton, pasi e bëri dy vjet më parë. Për këtë duhen bërë disa përforcime. Zërat e fundit e lidhin Lukaku dhe Dybalan me Interin, që do krijonte sulm të frikshëm me Martinez në krah.
Porta kërkon të ndryshojë gardianin, pas viteve të shumta që mban mbi supe Handanoviç. Onana i Ajax shihet si zëvendësuesi i duhur.
Mbrojtja do cilësohej e blinduar me Bremer nga Torino që do ishte krah Bastonit dhe Skriniar.
Kristjan Asllani për të cilin tregohet që çdo gjë është e mbyllur, do ishte aty për të pritur mundësinë e tij në mesfushë.