Durrësi është një nga qytetet me numrin më të ulët të lindjeve në vend, ku sipas mjekes Diana Shahini shkaqet janë kushtet ekonomike dhe emigracioni.
Ndërkohë shifrat e INSTAT tregojnë se Shqipëria po shkon drejt plakjes, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm në disa qytete.
Ulja e lindshmërisë po kthehet në fenomen shqetësues në vendin tonë.
Durrësi është një nga qarqet që vit pas viti raporton numër gjithnjë e në rënie të lindjeve foshnjore.
Ky fakt është pohuar edhe nga Shefja e Gjinekologjisë në maternitetin e Durrësit, Diana Shahini, e cila thotë se ky fenomen vjen nga normat e larta të emigracionit, gjithashtu dhe nga paniku i pasojave që mund të linte Covid-19 në këtë kohë pandemie.
Mjekja Shahini bën me dije se numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera.
Sipas INSTAT përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë.
Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 deri më 2022 ra me 18 %, ndërsa gjatë dekadës së fundit numri i bebeve të lindura në Durrës ra me 10%.