Një zyrtar qeverie në Indi është pezulluar nga detyra për një arsye të pazakonte.
Ai urdhëroi që të thahej një rezervuar sepse i kishte rënë aty celulari.
Punëtorëve iu deshën tre ditë për të hequr miliona litra me ujë nga diga pasi zyrtarit Rajesh Vishwas i ra celulari ndërkohë që po bënte një foto selfie.
Rezervuari u tha, por me aq kohë sa kishte kaluar nuk mund të punonte më. Lajm i keq për Vishwas, i cili u justifikua me argumentin se në të kishte të dhëna sensitive qeveritare. Por edhe me këtë arsye nuk ia doli t’i shpëtonte akuzave për shpërdorim detyre.
“Ai tha se kishte një leje verbale nga një zyrtar për të hequr “ca ujë” në një kanal aty afër, duke shtuar se zyrtari ishte shprehur se kjo do t’u shërbente fermerëve për të pasur më shumë ujë”, shkruan BBC.
Prej disa ditësh pompa nuk pushoi së punuari dhe mësohet se ka nxjerrë 2 milionë litra ujë. Ideja e çmendur u ndal nga një zyrtar tjetër i burimeve ujore i cili bëri një ankesë