Shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa u përket pesë përvojave negative.
- Nga ana tjetër, pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhjeje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt.
Të dhënat u bënë të ditura në raportin e Gallup Global Emotions 2024, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve. Gjetjet bazohen në afro 146,000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023.
Indekset e përvojës pozitive dhe negative të Gallup-it, matin gjërat e paprekshme të jetës – ndjenjat dhe emocionet — që treguesit ekonomikë tradicionalë si PBB-ja, nuk arrijnë t’i pasqyrojnë. Çdo indeks ofron një fotografi në kohë reale të përvojave të përditshme të njerëzve, duke u ofruar udhëheqësve njohuri mbi shëndetin e shoqërisë, që nuk mund t’i mbledhin vetëm nga treguesit ekonomikë.
A i keni përjetuar ndjenjat e mëposhtme gjatë një pjese të madhe të ditës së djeshme? Ja si u përgjigjën të anketuarit shqiptarë:
Zemërim
Trishtim
29% u ndien të trishtuar, 70% nuk përjetuan trishtim, 1% refuzuan të përgjigjen.
Stres
49% përjetuan stres në ditën pararendëse, 50% jo, 1% refuzuan të përgjigjen.
Shqetësim
40% ishin të shqetësuar, 60% jo.
Dhimbje fizike
46% e të anketuarve ndien dhimbje fizike një ditë më parë, ndërsa 53 për qind jo, 1 % refuzoi të përgjigjet. (më të lodhurit në rajon)
Kënaqësi
68 për qind e të anketuarve përjetuan kënaqësi, 31% jo, 1% refuzuan të përgjigjen.
Të çlodhur
65% u ndien të çlodhur, 34% jo, 1 % refuzuan të përgjigjen.
Mësuat apo bëtë diçka interesante
35% mësuan apo bënë diçka interesante, 65% jo, 1% refuzuan të përgjigjen.
Buzëqeshët ose qeshët
74% kanë arritur të buzëqeshin, 25% jo, 1 % kanë refuzuar të përgjigjen.
U trajtuan me respekt
92% u trajtuan me respekt, 7% jo, 1% refuzuan të përgjigjen.
Në Evropë më të stresuarit janë grekët, më pak të zemëruar janë finlandezët dhe portugezët, më pak të mërziturit janë shtetasit e Kosovës dhe të Polonisë.