Indeksi i lumturisë më 2022 në botë, shqiptarët shumë të palumtur, Kosova ndër më të lumturat

Çfarë i bën njerëzit vërtet të lumtur dhe të gëzuar? Studiues dhe akademikë të panumërt janë përpjekur të zbulojnë shkaqet dhe janë përqendruar në raporte vjetore të lumturisë në botë.

Nivelet e lumturisë varen nga shumë faktorë duke përfshirë sigurinë financiare, situatën shoqërore, ndjenjën e lirisë personale dhe shumë më tepër.

Visualcapitalist.com u mbështet në të dhënat nga worldhappinessreport dhe krijoi një hartë botërore të 146 vendeve, që noa.al jua sjell në këtë speciale. Ky raport përshkruan njerëzit më të lumtur dhe më të palumtur në botë.

Sondazhi u krye me pjesëmarrjen e mijëra të anketuarve për secilin vend dhe atyre iu kërkua të vlerësonin mirëqenien e tyre. Në fakt, atyre iu kërkua të zgjidhnin në një shkallë ku “10” është jeta më e mirë dhe më e lumtur dhe “0”, jeta më e keqe dhe më e palumtur.

Të anketuarve iu kërkua të vlerësonin disa fusha të jetës së tyre si:

– Situata shoqërore

-jetegjatesia

-të ardhurat për frymë

-Liria e zgjedhjes

Lumturia globale për këtë vit është mesatarisht 5.6 në shkallën që përmendëm më lart. Domethënë nga 5.6 e lart vendi është i lumtur ndërsa nga 5.6 e poshtë përjeton mjerim.

Dhe Shqipëria është pikërisht tek të palumturit që përjetojnë më së shumti mjerimin. Ajo renditet në vendin e 90-të mes 146 vendeve të botës me 5.199 pikë ndër 10 të mundshme dhe nën standardin 5.6.

Rreth Shqipërisë janë vende si Azerbajxhani, Gambia, Bangladeshi, Laosi, Algjeria, Liberia, Kongo, Mozambiku, Kameruni, Senegali, Gaboni, Nigeria, Iraku, Venezuela, etj.

Maqedonasit renditen pak para Shqipërisë, në vendin e 89.

Kurse shqiptarët e Kosovës dhe shtetasit e tjerë, minoritarë, ndjehen të lumtur me jetën e tyre. Ata janë mes 32 vendeve më të lumtura në botë me 6.455.

Më të lumturit në botë janë banorët e Finlandës me 7.821 pikë renditje.

Në top 10 janë edhe banorët e këtyre vendeve: Danimarkës, Islandës, Zvicrës, Holandës, Luksemburgut, Suedisë, Norvegjisë, Izraelit dhe Zelandës së Re./Noa.al

Evropa është një nga kontinentet më të lumtur për të jetuar. Ka një mesatare prej 6.5 ndërsa Finlanda me 7.8 është jo vetëm vendi më i lumtur në Evropë, por edhe në botë.

Ukraina renditet në vendin e 98, por duhet nënvizuar se lufta në Ukrainë nuk është llogaritur pasi vëzhgimi u krye para 24 shkurtit 2022. /noa.al

Author: admin