Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Posaçme për aferën e inceneratorëve.
- Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë. Deputetja e PL ka mbërritur në Prokurori në orën 10:05 e vetme për të dhënë dëshminë e saj.
Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje.
- Deputetja e PL do të japë dëshminë e saj para hetuesve të BKH. SPAK ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe ka marrë disa të pandehur zyrtarë he ish-zyrtarë. Për inceneratorin e Tiranës hetimi vijon i veçuar.
Kryemadhi denoncoi pak ditë më parë me video se si bëhej grumbullimi dhe inkapsulimi i mbetjeve, por jo djegie.