Monika Lubonja ka folur ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në lidhje me ekpseriencën e saj në Big Brother VIP duke sqaruar gjithçka.
Monika tha se publiku e ka pritur shumë mirë pas daljes, ndërkohë është ndalur dhe te konflikti me Ilirin. Ajo tha se me balerinin nuk kishte asnjë konflikt, por sipas saj Iliri e përdori Monikën për lojën e tij.
Unë e kam thënë gjithmonë, Iliri ishte strateg, ishte i zgjuar. Por, atij i mungonte humori, gëzimi, ajo që publiku kërkon. Ishte serioz. Nuk e kuptoj pse duhet të isha unë në mes. Unë kisha lojën time. Iliri e ka përdorur konfliktin me mua sepse nuk kishte lojë të vetën.
“I mbaroi loja. Ne nuk patëm sherr, apo diçka në mes. Gjithçka ishte në ajër. Por Monika u kryqëzua. Nuk e prisja që të isha mes atyre të dyve. Mendoja se mosha dhe eksperiencat tona të përbashkëta në një kohë të mëparshme do na bashkonin.”- tha ajo.
Ajo ka sqaruar dhe një deklaratë që ka bërë brenda shtëpisë, ku ajo është shprehur se brezat e rinj janë “breza patatinash”. Ajo shpjegoi se këtë shprehje e përdor për vajzën e saj, sepse të rinjtë e sotëm hanë shumë patatina.
Nëmënyrë që ta ndalonte ti konsumonte, ajo i drejtohej me këtë shprehje. Prandaj e ka përdorur dhe brenda shtëpisë, me po të njëjtin kuptim.
“Shprehja brezi i patatinave, unë ja kam thënë vajzës sime që ajo të mos hante pantatina. Në vetvete Monika ka mbrojtur gjithmonë brezat e rinj. Dhe kur punoj me fëmijët dua që ata të mësojnë. Gjithmonë i kam mbrojtur brezat e rinj.
“Nuk mund të lejoj që ata të thoshin që Donaldi 25 vjeç nuk bën punë, apo dhe që Sara është thjesht blogure. Nuk i lejoj dot këto. Në këtë kuptim e kam përdorur, por dhe për ti mbrojtur.’- tha ajo./asutimes.com