Iliri fitoi, por deklarata e Stresit u bë virale në rrjet: Lori do ta shohi më me hatër…

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, balerini Ilir Shaqiri u shpall fitues i “Big Brother VIP”, ky një parashikim që eshtë thën më parë nga reperi i njohur Stresi.

Stresi në një intervist para disa kohësh në emisionin MCN, ka deklaruar se njohja e Ilirit me procudentet e “BBV” Lori Hoxha do të ndikonte në fitoren e spektaklit “Big Brother VIP”.

“Duke parë që Iliri ja ka dhënë ‘Dancing with the stars’ dikur çmimin e parë Lori Hoxhës dhe mendoj që do jetë diçka që do ta shohi më me hatër në kuptimin e fjalës”, ka thënë Stresi.

Deklarata e Stresit është bërë virale në rrjetet sociale, një pjesë e audiencës e ka marrë si të mirëqenë.

Para disa vitesh Ilir Shaqiri i ka dhënë vendin e parë në emisionin ‘Dancing ëith the stars’ Lori Hoxhës, dhe sipas deklaratës së Stresit Lori do t’i kthyente borxhin Ilirit cmimin e madh të “BBV”./Shqiperiaime.com.al

 

Author: admin