Ikën me KAMlON në Angli, tani janë në majat e shkencës botërore, NJlHUNl me dy motrat SHQlPTARE

Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.

” Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.

Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit.

Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kan;cerit, për të gjetur një iIaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që v;uajnë nga kjo sëm;undje.

Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.d.ba.

Author: admin