Franck Ribery zyrtarisht ka ‘varur këpucët në gozhdë’.
Francezi nuk shkëputet nga bota e sportit, pasi do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola te Salernitana.
Sot kampioni francez, i cili vendosi që në moshën 39-vjeçare të tërhiqej nga futbolli, u përshëndetet nga tifozeria para ndeshjes ndaj Spezias.
Ribery u emocionua shumë gjatë përshëndetjes dhe shpërtheu në lot.