Kjo është shëmbëlltyra e Mauro Icardit në PSG. Sipas raportimeve nga Equipe, klubi francez e ka përjashtuar zyrtarisht sulmuesin argjentinas nga ekipi i parë për t’i lënë vend 20-vjeçarit Ekitike. Një lëvizje e bujshme për të sqaruar situatën për ish-kapitenin e Interit dhe për të dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë edhe për çdo klub të interesuar për lojtarin. Nëse deri në fund të merkatos nuk gjen një marrëveshje tjetër, në fakt, Icardi do të detyrohej të luante vetëm me ekipin e shoqatës PSG, në kategorinë e pestë, mes amatorëve.
Përgatiti Rubin Kristo