Mosha është thjesht një numër, kjo vlen mbi të gjitha për Zlatan Ibrahimovic. Sky Sport shkruan se në ditët në vijim gjigandi suedez do të firmos kontratën e re, nuk ka asnjë pengesë mes palëve.
Ibra do të firmos deri më qershor 2023 ndërsa do të përfitojë 1-1,5 milionë euro, shifër kjo e lidhur edhe me paraqitjet individuale dhe golat. Ibra vijon periudhën e riaftësimit pas operacionit që iu nënshtrua në gju. Objektivi i tij është të rikthehet në fushë përpara Krishtlindjeve. Kujtojmë që në tetor, Ibra mbush 41-vjeç.