I Ndau Armina Mevlani? Të Pathënat E Martesës Së Shkëlzenit Me Sadijen, Sali Berisha E Mohoi Të Birin Sepse Ajo Ishte…

Pavarësisht se është larg politikës, Shkëlzen Berisha ka qenë dhe është gjithmonë në qendër të mediave.

Kryesisht kjo pasi, babai i tij, ish-kryeministri Berisha, është një ndër njerëzit më aktiv në politikën shqiptare dhe ak uzat ndaj tij dhe Shkëlzenit nuk kanë munguar kurrë.

Përsa i përket jetës private, djali i ish-kryeministrit prej disa vitesh po shijon lidhjen dhe bashkëjetesën me ish-missin dhe blogeren e njohur Armina Mevlani.
Por para lidhjes me bukuroshen Mevlani, Shkëlzeni ka kaluar një martesë prej gati 15 vitesh me shkrimtaren Sadije Berisha.

Sadija dhe Shkëlzeni e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 1998 dhe ndarja e tyre u lajmërua në media në 2013. Martesa nga e cila lindën dy fëmijë, Medina dhe Lajdon.
Si nisi dashuria mes tyre
Pas vra sjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, Shkëlzen Berisha me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha.

Shkëlzeni atëherë ishte vetëm 22 vjeç dhe në familjen e miqve bëri menjëherë shoqëri me djalin e Hasanit, Kujtimin, dhe vajzat e tij. Ishte pikërisht koha, ku mes Shkëlzenit dhe Sadijes e cila ishte vajza e mikut të Berishës, lindi dashuria. Sadija, asokohe 30-vjeç dhe e divorcuar nga martesa e parë dhe me dy fëmijë, ra në dashuri me Shkëlzenin, 22 vjeç.

Mospranimi i lidhjes nga Sali Berisha:
Pas disa kohe lidhje, çifti deklaroi se kishin vendosur të martoheshin por vendimi nuk u prit mirë sidomos nga familja e ish-kryeministrit. Thuhet se në muajt e parë Sali Berisha ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me të birin dhe e distancoi së tepërmi atë.

Edhe pas martesës marrëdhëniet me familjen e Shkëlzenit në Tiranë mbeteshin të tensionuara. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe disa vite më vonë, lindën edhe një djalë, Lajdon.
Ndarja

Shumë vite më vonë dhe për herë të parë, vetë Sadije Berisha foli dhe tregoi arsyen e vërtetë pse përfundoi martesa me Shkëlzenin. Gjatë një interviste ajo deklaroi hapur se martesa u shkatërrua kur Shkëlzeni u kthye në Shqëpëri për shkak të pengesave të shumta.

“Problemet kanë nisur që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes dhe fakti që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme”- tha Sadija duke shuar kuriozitetin se Armina Mevlani nuk ishte shkaktarja e ndarjes.

Started by Armina Mevlani: How to prevent sagging breasts - BeautyArmina Mevlani publikon fotot provokuese me bikini, tregon për çfarë ka  nevojë… - Gazeta Mapo

Armina Mevlani ekspozon format bombastike me bikini - Gazeta Mapo

Armina Mevlani

Ja se si dukej Armina Mevlani në moshën 21-vjeçare | Media Line News

Shumë shoqe më talállnin', Armina Mevlani tregon sa të dashur ka pasur para  Shkëlzenit (Video) – FaxWeb

Armina Mevlani dhe tubimi – Dosja AL

Author: admin