Një mësues anglez i teknologjisë informative, i cili i kërcënoi nxënësit dhe disa prej tyre madje i dërgoi në klub striptizi gjatë kohës sa ishte i dehur gjatë një ekskursioni, është pezulluar nga e drejta për të dhënë mësim për tre vjet.
Sjellja e mësuesit Richard Glenn ishte aq e papranueshme, saqë ishte dërguar në shtëpi para kohës gjatë udhëtimit shkollor në Kosta Rika në korrik të vitit 2019, u tha në Agjencinë e Rregullatorit të Arsimit.
Glenn pranoi se ka bërë sjellje të keqe dhe u pezullua nga puna pas skandalit. Plani ishte që mësuesi të qëndronte në ekskursion deri më 28 korrik, por pas gjashtë ditësh u dërgua në shtëpi nga udhëheqësi i ekskursionit për shkak të sjelljes së papërshtatshme.
Gjatë ekskursionit, mësuesi kishte bërë disa shkelje, përfshirë lejimin e nxënësve që të pinin alkool, pavarësisht se ishin të moshës së mitur, kërcënimin ndaj nxënësve, dërgimin e nxënësve në klub striptizi dhe përdorimi i sjelljes agresive.
Mësuesi tha se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur për shkak të gjendjes së dehur, por nuk e vë në pikëpyetje kujtesën e personave tjerë që ishin të pranishëm në ekskursion.
Shkolla në të cilën punonte ky mësues njihet si institucion prestigjioz dhe i shtrenjtë. Çmimi për një gjysmëvjetor sillet nga 4.850 deri në 9.800 funte.