Kishte fshehur kamera në dhoma dhe në banjon e qiramarrëseve të reja.
Ka ndodhur në Milano, Itali, në mars të vitit 2020, kur një burrë 64 vjeç është denoncuar për shkelje të privatësisë së disa vajzave.
Në veçanti, burri ka filmuar “në mënyrë të përsëritur imazhe të intimitetit” të paktën të tre vajzave, ndërsa dy të tjera, në mars 2019, rastësisht kishin arritur të zbulonin ekzistencën e atyre kamerave dhe ta denonconin.
Gjithçka filloi kur njëra prej vajzave që jetonte me qira në apartamentin në rrugën Fulvio Testi, siç ka treguar një tjetër qiramarrëse ruse, “ka filluar të shohë përreth” ndërsa ishte në banjo, “duke zbuluar ekzistencën e një mikro kamere të fshehur, të instaluar pas një luleje artificiale dhe të vendosur mbi mobiljen afër pasqyrës”.
Vajza ka deklaruar se ka kontrolluar edhe në dhomën e saj të gjumit, “duke zbuluar edhe aty një mikro kamera të fshehur sipër dollapit, mes dy kutive, që filmonte shtratin”.
Në fund, ka shpjeguar vajza për policinë, “kemi shkuar në dhomën time ku kemi gjetur një kamer të tretë”.
Hetimet
Hetuesit kanë marrë në pyetje të zotin e shtëpisë, duke konstatuar përgjegjësinë: më pas burri ka përfunduar nën hetim me akuzën e shkeljes së privatësisë.
Dhe sot, mësohet, 64 vjeçari ka negociuar për 1 vit e 4 muaj, me dënim me kusht, për “interferime të paligjshme në jetën private”.
Negociata është ratifikuar edhe nga gjykatësja Laura Cairati, në Gjykatën Penale në Milano.
Kërkesa është paraqitur nga avokati mbrojtës Andrea Benzi pas dekretit të thirrjes drejtuar gjykimit të firmosur nga Isabella Samek Lodovici.
Në proçes njëra nga vajzat ka ngritur një padi civile me avokatin Marco Ventura./allnews.al
Burimi: https://www.ilmessaggero.it/italia/telecamere_nascoste_stanze_ragazze_violazione_privacy_anziano_patteggia_milano_news_oggi_22_marzo_2021-5848229.html?fbclid=IwAR07AkA-DTNY2wWuvUa1yyABBJOqZ-jl5IzmmsVmOZ8Bs_euR-vAhiNXi4s