Mikela është një nga konkurrentet më të përfolura të këtij sezoni të tretë të Përputhen.
Pak kohë më parë, ajo u deklarua për Erjonin dhe konkurrenti ja ktheu deklarimin me një surprizë madhështore në studio, ku nuk munguan tërndafilat.
Marrëdhënia mes tyre duket se tashmë është konsoliduar sepse Mikela tha së fundi në studion e PërPuthen se ka fjetur me Erjonin dhe tashmë mund të themi se ata kanë një lidhje të mirfilltë.
Kjo deklaratë e Mikelës u prit me ovacione dhe duartrokitje në studio dhe shkaktoi të qeshura të shumta, madje dhe Arjan Konomi me Borën nuk e mbajtën dot të qeshurën.
“Kam ndjenja për Erjonin, por e dashuruar nuk jam. Lejen ty ta mora për mëkatin dhe mëkatin e bëra,” i tha Mikela Arjanit, duke shkaktuar të qeshura në studio
.Ndërkohë Bora nuk mund të rrinte pa dhënë një koment për këtë situatë, ajo tha se kjo është hera e parë në dy vite që një konkurrente pranon lidhjen e mirëfilltë me një tjetër konkurrent./Shqiperia ime.com.al