Në disa raste, histori të transmetuara në media kanë përforcuar stigmën e marrëdhënieve aspak të mira mes nuses dhe vjehrrës, por nga ana tjetër, ngjarje të tjera kanë treguar të kundërtën. Në vijim kemi përmbledhur disa nga rastet më të diskutuara të vjehrrave shqiptare.
Vjehrra e famshme
Liri Berisha, gruaja e ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin, ishte e njohur përpara se të bëhej vjehrra e Armina Mevlanit. Liri Berisha njihej nga publiku jo vetëm si bashkëshortja e një politikani, por edhe për shkak të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, me fokus kryesor fëmijët me spektrin e autizmit.
Lidhja e Armina Mevlanit me Shkëlzenin ndikoi që Liria të diskutohej edhe për raportet nuse-vjehrrë. Nëpër intervista, ishte e pashmangshme që blogerja të mos pyetej në lidhje me marrëdhënien që ka me nënën e Shkëlzenit. “I thërras Lili, nuk kam pse ta thërras ‘vjehrra’. Mua nuk më pëlqejnë këto. Ne respektohemi shumë dhe për mua respekti me njëra-tjetrën është më i rëndësishëm sesa forma si e thërret,” u shpreh Armina në një intevistë për “Pushime on Top”.
SHYHRETE BEHLULI DHE NUSJA E DJALIT, LAERTA
Vjehrra që të bën të famshme
Ky është një fenomen më i përhapur në Kosovë, ku vihet re se nuset e këngëtareve të njohura të muzikës folklorike bëhen të famshme brenda natës. Televizionet e Prishtinës u kushtojnë kronika të veçanta, gjë që ndikon te popullariteti i tyre. Përmendim këtu si vjehrrën më të famshme në këtë pikë Shyhrete Behlulin.
Martesa e djalit të saj, Kushtrimit, ishte një ndër ngjarjet më të komentuara në Kosovë në tetor të 2016-s. Dasma e djalit të Shyhretes me Laerta Spahiun ka grumbulluar miliona klikime në YouTube. “Një vjehërr si Shyhrete Behluli” është një material i përgatitur nga Prive, që ka më shumë se 3,3 milionë shikime në YouTube.
REMZIE OSMANI ME DJALIN DHE BASHKËSHORTEN E TIJ
Një tjetër rast i ngjashëm është edhe ai i Gëzimes, nusja e djalit të Remzie Osmanit, e cila qarkullon vazhdimisht nëpër portalet e Kosovës. Fejesa e Hamitit dhe Gëzimes në tetor të 2017-s i ngjante një dasmë dhe ka më shumë se gjysmë milioni shikime në YouTube. Po kështu edhe dasma e organizuar në prill të këtij viti mblodhi jo pak klikime.
Vjehrra që mahnitet nga nusja
Rasti i zonjës Tefta dhe nuses së saj, Greiss Petroviç, është paksa më ndryshe, pasi të dyja janë të njohura në fushën e tyre; zonja Tefta me emisionin e saj të mëngjesit dhe recetat e gatimit për amvisat, ndërkohë që Greiss si themeluese e kompanisë së modelingut “Grace Models”.
Të ftuara të “Rudina”, zonja Tefta tregoi se ishte mahnitur nga nusja që në takimin e tyre të parë. “Që ditën e parë që e kam njohur, më mahniti me pamjen e saj. Ishte një takim rastësor. Unë kaloja në rrugë dhe shoh edhe këta të dy. Sigurisht, djali ma prezantoi, por për momentin ndenja si e shastisur. Kur vjen Iliri në shtëpi dhe më pyet si m’u duk Greissi, i thashë: ‘Nuk kam fjalë, e ke zgjedhur si duhet’,” u shpreh ajo.
Vjehrra që nuk të jep fëmijën
Rasti i trajtuar te “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ai i përballjes së Eglantinës me ish-vjehrrën e saj, Natashën, e cila nuk pranonte t’i jepte fëmijën pas divorcit të Eglantinës me bashkëshortin, është një ndër më të klikuarit në YouTube. Më shumë se 2 milionë shikime janë tregues të faktit sesa shumë u diskutua rasti në fjalë.
Nga një anë, Natasha e akuzonte ish-nusen se nuk dinte të rriste djalin e vogël dhe se donte të punonte, ndërkohë që nga ana tjetër, Eglantina akuzonte Natashën se po “i fuste djalit mendime të këqija”. Historia te “E diela shqiptare” u pasua nga një proces i ashpër gjyqësor si edhe përballje në studio të tjera televizive, si ajo e “Me zemër të hapur”, ku sërish klikimet janë në shifra të larta, gjë që dëshmon jehonën që pati një përplasje e tillë.
Vjehrra që u hel mua me kos
Në korrik të dy viteve më parë, u publikua nga Gazeta Shqiptare rasti i një gruaje, të cilën nusja kishte tentuar ta helmonte. Intervista e saj qarkulloi kudo, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale.
Vjehrra që u v ra sepse “ishte magjistricë”
Një tjetër rast tro nditës u transmetua në mars të 2018-s, kur u zbulua se nusja e shtëpisë, Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën Lirie Lami me fotoksinë dhe e mb yti me duar duke pretenduar se “ishte magjistrisë”. Ajo shkoi dhe u rrëfye te hoxha Hysen Shehu, pa e ditur se ai po e regjistronte. Hoxha nuk e denoncoi, por ia tregoi videon disa familjarëve të vi ktimës duke i kërkuar të mos tregonin.