Një burrë i sapomartuar po rimëkëmbet në spital pasi u rrëzua në një vullkan të fjetur gjatë muajit të mjaltit.Ai u shpëtua nga bashkëshortja e tij.
Clay Chastain dëmtoi kafkën kur ra në vullkan ndërsa po ecte në ishullin e Karaibeve të Shën Kitts. Bashkëshortja e tij, Acaimie, u zbriti poshtë për ta arritur dhe e ndihmoi duke e tërhequr zvarrë lart. Chastain u mbajt nga Acaimie ndërsa ecën në këmbë për 2 km në bazën e malit.
“Ajo është absolutisht mahnitëse,”-tha Chastain. “Ishte në gjendje të më merrte në krahë nga vullkani dhe të më ngjiste lart në një kohë kur unë mezi ngrihesha.”
Rënia në vullkan ndodhi më 18 korrik vetëm disa ditë pasi çifti u martua në Crawfordsville, Indiana. Pas ecjes në majë të malit Liamuiga, Chastain tha se donte të zbriste në vullkan për një pamje më të mirë.
Por gjatë kohës që po zbriste rrëshqiti dhe mori dëmtime në kokë.
Pasi e dëgjoi duke thirrur për ndihmë, bashkëshortja e tij nxitoi poshtë dhe e pa duke i dalë gjak nga koka. Atje nuk kishte asnjë njeri për ti ndihmuar ndaj Acaimie u detyrua që ta mbante vetë për gati 3 orë.