Prezantuesi shumë i komentuar në media e rrjete sociale, Hermes Nikaj ose siç e thërrasin ndryshe “Zogu i Tiranës” po vuan dënimin me arrest shtëpie prej 8 muajsh.
Hermesi është izoluar në apartamentin e tij në një zonë luksoze të Tiranës.
I riu është paraqitur para pak ditësh në ambientet e Gjykatës në dhomën penale për t’u degjuar si i pandehur për akuzat e prostitucionit pas mbylljes së hetimeve.
Mësohet se seanca gjyqësore është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurores së çështjes.
26-vjecari ishte në sallë së bashku me mbrojtësin e tij ligjor, i cili ka në ngarkim edhe dosjen e gazetarit.
Hermes u bë i njohur në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”.
Më pas e pamë në një tjetër emision mëngjesi “Ditë e re” dhe së fundmi më programin “Casa de los 3-s”.