I infektuar me Covid, mjeku Arjan Harxhi dërgohet në Turqi! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i infektuar me COVID-19, mjeku infeksionit Arjan Harxhi është dërguar në Turqi për trajtim të specializuar.

Mësohet se gjendja e doktorit, i cili mban njëkohësisht edhe postin e drejtorit të Spitalit COVID 3 (ish-kirurgjitë në QSUT) është rënduar ndjeshëm në ditët e fundit për shkak të komplikacioneve. Për këtë është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dërgimi i tij në Turqi.

Prej marsit të vitit që shkoi bluzat e bardha janë nën kërcënimin e koronavirusit. Një pjesë prej tyre e kanë kaluar në gjendje të lehtë dhe pa komplikacione, por nuk kanë munguar as rastet fatale në radhët e bluzave të bardha. Janë mbi 30 mjekë në vendin tonë të cilët kanë humbur betejën me sëmundjen që prej fillimit të pandemisë.

Një shifër kjo tejet e lartë në raport me numrin e mjekëve që ka vendi ynë për 100 mijë banorë. Nga ana tjetër, edhe pse është trumbetuar me të madhe nga qeveria se përballë kësaj situate nuk kemi asgjë mangët me vendet e tjera, shumë qytetarë përfshi edhe personel shëndetësor e kanë gjetur shpëtimin duke u kuruar jashtë vendit, në pjesën dërrmuese në Turqi, Itali dhe Austri. Me zbulimin e varianteve të reja të koronavirusit, shkencëtarët nuk po pyesin aq shumë për efikasitetin e vaksinave më shumë sesa për të ashtuquajturin “imunitet natyror”.

Author: admin