ME TE FEJUARIN TIM KAM DY VITE E LIDHUR POR NUK JETONIM BASHKE. AI NE SHTEPINE E VET DHE UNE NE TIMEN. UNE JAM 24 VJECE NDERSA AI 30.
Qe kur kemi filluar te jetojme bashke ne nje shtepi po ndodh dicka qe nuk e kisha menduar kurre. Akoma sot e kesaj dite nuk di qe ti jap shpjegim. Miqte e mi kur ja kam treguar me akuzojne se genjej ose ja fus kot por ju betohem qe nuk genjej. E di qe eshte budallek i madh por ja qe keshtu po ndodh.
Ne fillim vura re se gjalpi po harxhohej jashtezakonisht shume shpejt. Mendova se ndoshta po perdorja gjalpe me shume se duhet ne gatim ose ndoshta i fejuari gatuante kur une nuk isha ne shtepi. Por nje nate, para disa javesh vura re se ai mori disi fshehurazi gjalpe nga frigoriferi.
Une u hoqa sikur nuk e pashe por u habita kur ai shkoi e u mbyll ne banjo mbasi mori gjalpin. Une e kam vene re qe ai mbyllej ne banjo gjithmone shume gjate por asnjehere nuk mendoja se merte gjalpin me vete. Kur doli mbas nje ore nga banjo nuk e kishte me gjalpin me vete. Kjo gje eshte e jashtezakonshme.
E kam vene re me bisht syri gjate gjithe kesaj jave dhe ne total ka mare 3 here gjalpe para se te futej ne banjo. Me ne fund nuk durova dot me dhe e pyeta: “Ku eshte zhdukur gjalpi? Se kam perdorur fare por ve re qe nuk ka gjalpe ne frigorifer” Ai u hoq sikur nuk dinte gje fare. Me tha se ndoshta kisha harruar ta bleja. I thashe jo, bleva 2 pako gjalpe kete jave. Ai perseri me tha qe ndoshta jam ngaterruar dhe me mire te dilja te beja pazare.
Atehere une dola dhe bleva 4 pako gjalpe. Kur shkova ne shtepi i thashe: “Tani bleva gjithe kete gjalpe dhe kemi plot gjate ketyre diteve. I fejuari nuk foli fare beri sikur nuk e degjoi. Une nuk e lashe me kaq. Sa here qe merja gjalpe nga frigoriferi 2 ditet e para merja pak fare dhe i thoja atij “shiko sa shume gjalpe na ka mbetur”
Mbas disa ditesh ai e beri prape kete gje. Mori nje cope gjalpe dhe u zhduk ne banjo. Kur doli, prape nuk kishte gjalpe me vete. Nuk po i besoja syve. Keshtuqe kur gatova dreken i thashe atij “kisha gjithe kete gjalpe ne frigorifer, shiko sa pak paska ngelur” Ai tha “jo jo ka gjalpe pse thua pak. Goxha gjalpe ka”
Te nesermen i njejti muhabet. Nje cope e madhe gjalpi mungonte. Shkova ta pergjoj ne banjo. U degjuan disa zhurma te mbytura dhe pastaj i hodhi uje banjos. Mu duk sikur i degjova zerin. Kur doli nga banjo i thashe qe shiko se une e di qe ti mer gjalpin ne banjo. Jo me tha ai ja fut kot. Jo nuk ja fus kot i thashe se te kam pergjuar keto dite. E di si eshte puna – me tha ai “me mire po blej gjalpe vec vetem per vete meqe e paske kaq me merak”
E pyeta i thashe cfare ben me gjalpin se nuk e mar vesh. Ai mu pergjigj se “cfare ben ai me gjalpin jane punet e tij dhe a ka mundesi qe une mos ti caja me koken me muhabete te kota gjalpi”
Tani dua mendimin tuaj. Cfare ben ai me gjalpin? Ai nuk eshte mbipeshe dhe jam pothuajse e sigurte se ai nuk e ha gjalpin ne banjo fshehtas. Nuk ka pse kur mund ta haje ne sy tim. Me duket sikur se njoh me fare te fejuarin. Nuk po di qe ti gjej nje shpjegim logjik kesaj gjeje!/ShtypKëtu.com