Shtëpia e ankandeve Sotby ka shtuar një diamant prej 101 karatë për 12,3 milionë dollarë dhe atë në kriptovaluta.
Diamanti në formë dardhe i është shitur një koleksionisti privat të paidentifikuar, kanë bërë të ditur nga Sotby,
Diamanti nga Diakora, është diamanti i dytë më i madh në botë në formë dardhe që ndonjëherë është shitur në një ankand publik.
Para shitjes, shtëpia ndërkombëtare e ankandeve ka njoftuar se do të pranojë pagesa edhe me bitcoin apo etherum, për diamantin e shumëpërfolur që u shit në Hong Kong.
Ankandi është transmetuar drejtpërdrejtë në internet, ku deri në momentin e shitjes ka pasur dhjetëra oferta.
E në fillim të kësaj jave, Sotby ka njoftuar se është mjeti më i shtrenjtë që ndonjëherë është shitur dhe paguar nga blerësi me kriptovaluta.