Dueli mes Greqisë dhe Kosovës, i vlefshëm për Ligë ne Kombeve, u ndërpre për afro 5 minuta, në momentin kur vendasit gjetën golin e avantazhit. Bëhet fjalë për minutën e 71-të, teksa tifozët grekë, të ekzaltuar nga goli, sulmuan me flakadanë, tifozët e Kosovës.
Gjyqtari kryesor u detyrua të ndal ndeshjen për disa minuta, por pa ndonjë vendim për ta boshatisur tribunën, teksa në minutën 90+9, Greqia shënoi edhe golin e dytë.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, foli pas humbjes ndaj Greqisë me rezultatin 2-0 në stadiumin e Volosit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, Rrahmani deklaroi se trajneri i Greqisë e shau, teksa u shpreh se nëse situatat e turpshme do të përsëriteshin sërish lojtarët do të futeshin në fushë dhe nuk do të dilnin më…
Kapiteni Rrahmani
“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, kemi luftuar sa mundëm. Nuk arritëm të dilnim kundërsulm, humbëm shumë topa në mesfushë. Nuk kemi pasur shumë levizje, se kemi kërkuar shumë topin dhe nuk kemi dalë shumë mirë përpara.
Edhe unë edhe Kryeziu ishim 1 kundër 1 sulmuesve të tyre. Presioni i ndeshjes dhe rëndësia ka bërë të sajën.
Isha duke protestuar te gjyqtari kryesor dhe gjyqtari i katërt, për flakadanët, pasi ishin 100 gradë dhe të dëmshme, trajneri i tyre erdhi dhe më shau. Unë u ktheva dhe i thashë që duhet që trajneri duhet të vendosë qetësi dhe jo të shajë lojtarët. Po të ndodhnin edhe njëherë ato skena do të futeshim brenda dhe nuk do dilnim më”, u shpreh Rrahmani.