Hajdutët i marrin një orë 75 mijë euro nga kyçi i dorës. Fatkeqësi për Robert Lewandowski. Sulmues i Barcelonës, në hyrje të “Ciutat Deportiva” ishte viktimë e një vjedhjeje në mes të ditës. Dy hajdutë i kanë rrëmbyer një orë me vlerë 75 mijë euro. Ngjarja është pasqyruar nga portali sportiv spanjoll “Sport”:- Lewa, në timonin e makinës së tij, u ndal në portat e strukturës Blaugrana për të nënshkruar autografe. Në një moment, banditë dolën nga turma, hapën derën e makinës së tij dhe i morën kronografin e çmuar nga kyçi i dorës.