
Myslimanët sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.




Kjo ditë është festuar edhe në Shqipëri e Kosovë.
Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit në Kosovë, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.
Një hoxhë nga Drenasi ka marrë vëmendjen jo pak por edhe është përgëzuar.
Arsyeja është se sot ai e ka falur namazin i veshur me veshje tradicionale dhe plis.
Pasi vitin e kaluar namazi i Fitër Bajramit në xhamitë e Kosovës u pezullua nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për shkak të koronavirusit, këtë vit autoritet vendosën që namazi i kësaj feste të falet nëpër xhami.
Këtë Fitër Bajram, besimtarët myslimanë në Kosovë u drejtuan nëpër xhami për të falur namazin e kësaj feste, por duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.




Fitër Bajrami është festa e cila kremtohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.
Myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë.