Horoskopi për ditën e martë, 21 dhjetor 2021

Dashi

Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet këtë të hëne. Parashikohen projekte të reja dhe shume të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë me se të merreni dhe ndiheni të trishtuar, do të përfshiheni në aktivitete të cilat do ju bëjnë të buzëqeshni. Në dashuri gjithçka shkon më së miri, teksa parashikohen zhvillime të reja për ata që janë vetëm.

Demi

Do të jeni të rrethuar nga një stres i madh, për shkak të situatave të krijuara nga të tjerët. Do të përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Në dashuri duhet të shmangni tensionet! Pëlqeni besnikërinë por edhe reciprocitetin.

Binjakët

Kjo e hënë nuk do ju gjejë aspak tolerant pasi nuk doni që të tjerët t’iu vënë në lojë. Në punë, duhet të bëheni gati për tu përballur me disa pengesa. Mund të jeni duke menduar për të gjetur një punë të re. Do të ndiheni të lodhur, pasi jeni duke përshkuar një rrugë pa dalje. Dashuria paraqitet intriguese dhe plot kënaqësi.

Gaforrja

Do të jeni në humor të mirë dhe do të keni marrëdhenie të mira me të lindurit e shenjës së peshqve, binjakëve dhe shigjetareve. Në punë dhe dashuri, po mendoni të bëni disa ndryshime. Dhjetori vijon të jetë një muaj i veçantë, i mbushur me përgjegjësi dhe vendime të rëndësishme.

Luani

Gjatë kësaj të hëne do të jeni të mbushur me dëshirë për të bërë gjërat. Mundohuni të mendoni fillimisht për veten, por pa qenë egoistë dhe pa i lënduar të tjerët. Bëni kujdes ndaj zgjedhjeve të gabuara, pasi mund të përhumbeni në momente trishtimi. Fundjava pritet të sjellë rikuperim.

Virgjëresha

E hëna do ju gjejë të mbushur me energji dhe do të arrini rezultate shumë të mira. Megjithatë jo çdo gjë mund të shkojë në drejtimin e duhur, pasi parashikohen edhe momente tensioni. Mund të përfshiheni në një debat të ashpër me partnerin/en, ndaj bëni kujdes. Mundohuni të izoloheni dhe të rikuperoni stabilitetin emocional.
Peshorja

Shumë prej jush po mundohen të vënë rregull në raportin sentimental. Një dashuri e lindur së fundmi, nuk po ju bind! Duhet të kuptoni me veten tuaj se cilën zgjidhje duhet të merrni. Mos bëni të njëjtin gabim dy herë.

Akrepi

Do të përballeni më shumë me probleme praktike se sa çështje të zemrës. Do ju duhet të rishikoni një situatë në punë, ndoshta dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme, si një ndryshim apo mbyllje. Do të vlerësoheni për një projekt, të cilin do arrini ta çoni deri në fund me sukses.

Shigjetari

Shumë prej jush janë të vetëdijshëm për ndryshimet të cilat sjellin fat. Disa ndryshime do ju bëjnë veçse mirë! Pëlqeni sfidat dhe nuk stepeni që të ndryshoni jetën tuaj për dikë. Kjo e shtunë do të jetë e mbushur gjithë gjallëri.
Bricjapi

Kush pret më shumë në dashuri, duhet të investojë më shumë. Kjo do të thotë se deri më tani nuk jeni përkushtuar me zemër! Në vendin e punës duhet më shumë kujdes. Megjithatë në punë, do e gjeni veten protagonist. Do përballeni me disa situata, të cilat jo gjithmonë do të rezultojnë të kënaqshme.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje të cilët udhëtojnë shpesh, janë me fat dhe kanë një krijimtari më të zhvilluar si dhe shfaqin më shumë besim në vete. Dashuria paraqitet mjaft mirë, ndonëse do të ndjeni nevojën për më shumë liri. Në punë, nuk pëlqeni të keni orare fikse, madje zyrën e shihni si kafaz. Mundohuni që të gjeni një mënyrë për ta bërë më të këndshëm orarin e punës.

Peshqit

E hëna parashikohet të jetë tejet e veçantë, ku do të jeni të lodhur por nuk do të dorëzoheni. Pikërisht kreativiteti juaj, do të jetë pika më e fortë. Dashuria parashikohet mjaft mirë, ku të gjitha projektet në çift, po shohin dritë pozitive.

Author: admin