Horoskopi për datën 26 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Ndërsa viti i ri po vjen, perspektivat për karrierën po rriten. Një mundësi e shkëlqyer do t?ju jepet nga një kompani ose mundësia për të patur një biznes tuajin. Kjo është mundësia juaj për të vënë në lëvizje aftësitë drejtuese.

Demi

Viti i Ri paraqet një mundësi përrallore për të zgjeruar horizontet tuaja. Marrja e një diplome, botimi i një libri apo udhëtimi nëpër botë janë disa nga mundësitë që do të kapni. Edhe pse gjithmonë keni ndjekur rehatinë nga rutinat e përditshme, kjo do të ndryshojë.

Binjakët

Ndërmerrni një udhëtim drejt një vendi shpirtërorë, ku do të ndiheni të lidhur me fuqinë tuaj më të lartë. Kur të ktheheni do të fokusoheni në një marrëdhënie intime. Zbuloni anën tuaj sensuale, mos u vendosni në siklet.

Gaforrja

Do të ndiheni të tërhequr nga një person me arritje. Mes talentit tuaj kreativ dhe aftësisë së tyre për biznes, do të arrini një sukses të jashtëzakonshëm bashkë. Partneri juaj do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr të përjetshme në vitin 2020. Doni t?i jepni fund një lidhjeje? Bëni një pushim tani.

Luani

Një shans për të ardhur në formën tuaj më të mirë do të vijë me afrimin e 2020-s. Punoni me jë trajner, ose provoni një tjetër të re. Energjia juaj do të dalë në pah dhe do të ndiheni më mirë se kurdoherë.

Virgjëresha

Viti i Ri ju fton që të shpalosni kreativitetin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse gatuani, krijoni mobilie apo bëni mbulesa. Të shisni punët tuaja do t?ju japë njëkohësisht shumë të ardhura dhe kënaqësi.

Peshorja

Do t?ju jepet mundësia të blini ose të shisni një pronë, për të kultivuar një shtëpi të lumtur. Ka mundësi të riktheheni te një pjesë e botës që e dashuronit kur ishit fëmijë. Ky ndryshim do t?ju japë mundësinë të rrisni të ardhurat.

Akrepi

Të mësoni rreth ligjit do t?ju japë mundësinë për disa përparime në vitin e re. adoptoni një këndvështrim optimist, mund të fitoni shumë para, të gjeni dashuri dhe të përjetoni kënaqësi krijuese. Do të duhet praktikë dhe durim, por nëse dikush mund ta bëjë këtë, ju jeni ju.

Shigjetari

Një mundësi fantastike për të bërë para do t?ju jepet me afrimin e Vitit të Ri. Fillimi i biznesit tuaj apo marrja e një pozicioni si udhëheqës do të rrisë të ardhurat tuaja. Vendosni sa më shumë para që të mundni mënjanë.

Bricjapi

Fuqia juaj është në majë. Njerëzit mahniten nga sensi juaj i humorit dhe sensualiteti juaj. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, keni shumë admirues. Fillimi i një marrëdhënieje me një artist/e të talentuar do të ushqejë krijimtarinë tuaj.

Ujori

Arratisja në një strehë private do të jetë terapeutike. Edhe pse i doni shumë miqtë tuaj, ju do të mirëprisni mundësinë për të kthyer vëmendjen drejt vetes suaj. Lidhja me anën tuaj shpirtërore do t’ju bëjë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Ndërtimi i një jete të lumtur në shtëpi do të jetë përparësia juaj. Nëse kjo do të thotë të braktisësh punën tënde dhe të zhvendosesh në një mjedis të bukur natyror, bëjeni atë.

Peshqit

Rrethi juaj shoqëror po zgjerohet me shpejtësi. Pasja e kontakteve të duhura të punës do t’ju ndihmojë të kini punën e ëndrrave. Merrni pjesë në çdo festë dhe mbledhje shoqërore. Kjo mund të jetë disi sfiduese, pasi jeni një introvert. Shtyjini frikat tuaja dhe lidhuni me sa më shumë njerëz.

Author: admin