Dashi
Hëna është përballë ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje maksimale marrëdhënieve me të tjerët. Në punë ndiheni të lodhur ndaj është më mirë të shmangni teprimet.
Demi
Beqarët e kësaj shenje mund të kenë takime interesante ndaj mbajini sytë hapur. Në nivel pune, nëse ka pasur ndonjë problem, do të zgjidhet.
Binjakët
Mos i ekzagjeroni diskutimet me partnerin, por përpiquni të zvogëloni gjithçka në madhësi. Në punë i keni në favor yjet dhe mund të bëni gjëra të mëdha.
Gaforrja
Në dashuri do të jeni paksa me humor të keq por përpiquni që diskutimet të mos ju ndikojnë shumë. Lajmet e mira më në fund mbërrijnë në punë.
Luani
Kjo nuk është periudha ideale për dashurinë por do të përmirësohet. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me kolegët. Ka nevojë për më shumë punë ekipore.
Virgjëresha
Qielli flet për emocionet dhe duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të bërë diçka të bukur me të dashurin tuaj. Keni shumë për të bërë në punë dhe duhet të vazhdoni përpara.
Peshorja
Hëna është në shenjën tuaj, kështu që periudha është e shkëlqyer për ndjenjat.
Akrepi
Prisni të keni një takim të veçantë në këtë ditë. Do të ketë shumë lodhje në punë, ndaj merrni disa orë pushim.
Shigjetari
Nëse zemra juaj është e ndarë mes dy personave do të ishte më mirë të bënit një zgjedhje menjëherë. Në punë keni pak stres dhe lodhje por duke filluar nga nesër situata do jetë më mirë.
Bricjapi
Do të keni pak stres në nivelin sentimental por do të përmirësoheni së shpejti. Në punë do keni shumë përgjegjësi pasi keni filluar të ndiheni pak nën presion.
Ujori
Debatet janë afër, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me partnerin. Në punë dëshironi ndryshime por tani për tani duhet ende pak durim.
Peshqit
Prisni emocione të bukura javën e ardhshme. Për momentin duhet të bëjmë edhe pak durim. Në punë bëhuni gati sepse lajme të mëdha po vijnë dhe do ketë mundësi për të bërë një ndryshim.