Policia në periferitë e Nju Njorkut ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili po shtirej sikur ishte polic.
Valiery Portlock, u kap pasi, për fatin e tij të keq, i qëlloi të luante policësh me një oficer të vërtetë policie dhe kolegun e tij.
Sipas raportimeve, oficeri i policisë ndodhej në një makinë civile ndërsa Portlock i dha sinjalin që të hapte krahun.
Në momentin që 26-vjeçari iu afrua makinës, dy oficerët e vërtetë të policisë dolën jashtë dhe u identifikuan
Pikërisht në këtë moment, Valiery i hipi makinës dhe ia mbathi nga ‘vendi i ngjarjes’.
Gjithsesi, policët arritën që ta kapnin më vonë policin fallso pa bërë shumë rrëmujë.
Valiery Portlock e kishte rregulluar automjetin e tij që të dukej si makinë policie ndërsa brenda ju gjet edhe një armë.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania