Neglizhencë e pajustifikueshme e zyrtarëve të shërbimit dipllomatik në Itali ! Të dielën më 29 maj, në ora 10:00, në stadiumin “Renato Fiorentini” të Romës, do të zhvillohet ceremonia e çeljes së Kampionatit Botëror për Futbollin Amator.
Midis 24 skuadrave kombëtare të shteteve të ndryshme të Botës merr pjesë dhe ekipi ynë Kombëtar, që drejtohet, nga Edvaldo Begotaraj. Ditën e dielë të 29 majit 2022 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e parakalimit të të gjitha ekipeve pjesmarrëse, por Shqipëria nuk ka asnjë përfaqësues nga ana e Ambasadës Shqiptare në Romë që të përfaqsojë delegacionin tonë.
ÇFAR ËSHTË MUNDIALIDO –
Mundialido është një aktivitetet i futbollit jo profesionist, që ndjek modelin e formatit të Botërorit me 24 ekipe. Ky aktivitet zhvillohet në vendin fqinj (ITALI) prej shumë vitesh dhe në të cilin bëjnë pjesë 24 shtete nga vende të ndryshme të Botës. Mes tyre është dhe vendi ynë, i cili është pjesëmarrës i rregullt i këtij botërori, pavarësisht rezultateve jo ekselente.
SHQIPËRIA – Merr pjesë në këtë aktivitet final prej gati 10 viteve . Ekipi është drejtuar fillimisht prej vlonjatit emigrant Aldo Doda dhe që nga viti 2018, menzxhimi bëhet nga Edvaldo Begotaraj. Trajner-lojtar është Klodian Spahiu, që jeton e punon në Itali, me një eksperiencë futbollistike në kategoritë inferiore shqiptare dhe italiane. Në stafin drejtues është edhe menaxheri Erion Kopani.
Është një sipërmarrje që e tejkalonë atë të dëshirës për të luajtur futboll, sepse kjo skuadër prej vitesh është financuar nga vetë futbollistët shqiptarë që jetojnë në Itali. Debutimin e parë ekipi e ka bërë në vitin 2000 dhe që nga kjo kohë është pjesmarrë I përvitëshëm në këtë botëror. Rrezultati më i mirë i ekipit ka qenë në vitin 2015, kur ka kaluar grupin, ndërkohë që një shans të tillë epati vitin që shkoi kur humbja dinjitoze 2-1 me kampionët në fuqi të Brazilit, ja mohoi kalimin e grupit.
Ekipi Kombëtar tashmë është dhe krahas stërvitjes së rregullt ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore për të parë nivelin dhe gjëndjen e lojtarëve tanë, në kuadër të përgatitjeve. Shqipëria bënë pjesë në grupin B :
Gambian, Columbi, Mali
Ndeshja e parë do të luhet në 29 maj, në orën 21:30’ Shqipëri-Gambia.
Lista e lojtarëve të federuar:
- Alban Gjeci
- Alion Moreja
- Arben Pulaha
- Athanas Kafia
- Damiano Buci
- Erion Kopani
- Halil Gjeci
- Irsid Haska
- Klodian Spahiu
- Ledion Brace
- Luan Gjeci
- Olsi Xhoxhaj
- Oussama El Haddi
- Saimir Gjeci
- Thanas Zyba
Ndërkohë që ekipi do të plotësohet edhe me 6 federime të tjera, ndërkohë që sipas rrgullores, që lejon federimin deri në 1 futbollist me kombësi të huaj.Numri i lojtarëve tanë do të jetë 22 vetë.
Për ecurinë dhe rrezultatet e këtij kampionati ne do t’ju njoftojmë në kohë reale .
Jehona.Info
Abdulla Dushku