Mentor dhe Hanife Mehmeti janë të martuar prej 13 vitesh. Ata treguan historinë e tyre të dashurisë në një emision në Shqipëri.Hanife rrëfeu se e pa Mentorin në një kuiz në televizion dhe menjëherë i tërhoqi vëmendjen.
“Më ka pëlqyer shumë, i thashë familjes do ta marr për burrë. Jam takuar pas tre javësh me të. E urova që kishte shkuar shumë mirë në kuiz, e përqafova. Është shumë i aftë”.Mentori, pas lu/fte mbeti në karrige me rrota, por kjo nuk e pengoi Hanifen ta zgjedhë si partnerin e jetës. “Kemi 13 vite bashkë. Ishte fat. Unë nuk besoja shumë në këto gjerash. Mendoja se lidhja nuk do të funksiononte, se m’u duk e llastuar. Më uronin të gjithë, por kjo kishte një ndjenjë të veçantë