Një histori me të vertetë e rrallë është ajo që i ka ndodhur së fundmi një motre dhe vëllai.
Isaac dhe Sofia Andreou, janë bërë të pasur pasi kanë gjetur gurë të çmuar me vlerë marramendëse.
Një prej tyre ishte sa madhësia e grushtit të një burri.
Që me përpjekjen e parë, Isaac dhe Sofia i gjetën gurët me një vlerë prej 1.2 milon dollarë.
“Është si çdo ngjyrë ylberi të cilën imagjinon ta kesh në dorën tënde” tha Sofia. Për habi, ishta dita e tyre e fundit e kërkimeve, kur një “ylber” u shfaq nga askund në mes të shkretëtirës.
Duke përshkruar emocionet e tyre, Sofia pohoi, “ Ishte një përzierje tronditjeje dhe thjesht një habi e pastër”. Ndërsa Isaac shtoi, “Fjalët nuk mund të përshkruajnë mënyrën e rrahjes së zemrës”.
Isaac shtoi, “Fjalët nuk mund të përshkruajnë mënyrën e rrahjes së zemrës”.
Me rreth 90% të opalëve të botës, të gjetur në pjesën e pasme australiane, me vlerë deri në 500 herë më shumë se ari, opali është një perlë e çmuar. Isaac është një prerës dhe shitës opali me seli në Byron Bay dhe është baba i një vajze 5 vjeçare, Xalianna.
Sofia, ka një dyqan opalësh në ishujt Whitsunday, mëson joga dhe muzikë. Të dy vendosen të përmbushin ëndrrën e tyre për të ndotur duart në miniera për të gjetur opal. Që të dy u bashkuan me partnerin e Sofias, Chris Daff dhe shokun e tyre David Darby, i cili ka kaluar dekada duke kërkuar opale, por që nuk ka gjetur kurrë diçka përrallore si kjo.