Historia e rrallë/ La universitetin para disa vitesh, ja si u bë ky i ri një nga njerëzit më të pasur në vend

Nuk është hera e parë që persona të ndryshëm pas braktisjes së universitetit, arrijnë të bëhen shumë të pasur.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me një të ri në Australi.

Ai ka vendosur të lërë studimet dhe të fitojë miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në Youtube teksa luan lojëra të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe djreton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.

Lachlan "Lachlan" Power Archives | Esport Bet

 

Author: admin