Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin. Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e virgjër.
Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.
Majlinda: Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik. Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i fëmijës ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ish-burrit.
Valdeti: Kam ardhur sepse më ke thirrur ti zonja Eni, jo nga motra ime. Kam 4 vite që e ndjek motrën time nga pas.
Eni Çobani: Kam folur disa herë me pjesëtarët e familjes së ishbashkëshortit të Majlindës, kam kontaktuar me prindërit dhe kanë shprehur dëshirën për të ardhur, por ata nuk janë sot të pranishëm.
Majlinda: Unë kërkoj besimin e familjes.
Valdeti: Të kam ndjekur 4 vite, nëpër spitale dhe gjykata. Me lek të jam përgjigjur.
Majlinda: Unë jam martuar në 24 Mars të vitit 2013 jam martuar me djalin e Esat Mushës, Dritanin dhe jam martuar me shkesë dhe kanë qenë familjarët e tij. Këmbëngulëse ka qënë ish-vjehrra ime, Hazizja, e cila nuk ka lënë hoxhë pa shkuar për të bërë që familja ime të pranonte që unë të martohesha. Ne në origjinën tonë të thellë në Kukës kemi qenë bashkëfshatarë dhe kemi 30 vite që jemi ndarë. Ne jetojmë në Durrës, ata kanë shkuar më parë atje. Babai im dhe ish-vjehrri im kanë qenë shumë shokë. Tre muajt e parë unë kam shkuar në Greqi, pasi ai jetonte në Greqi.
Në 24 Mars jam martuar dhe në 11 Prill ika në Greqi, deri në atë kohë ndenja tek familja e tij. Gjatë tre muajve kam ngelur shtatzënë. Jam kthyer në Shqipëri në 5 Korrik sepse ai nuk donte që unë të digjja pasaportën. Unë pretendoja se do më bënte dokumentet. Në Korrik kam shkuar tek familja e tij dhe kam menduar se do bëja një jetë normale, por ato ishin të gjitha mashtrime. Në 20 Korrik të vitit 2013 shkova dhe bëra një eko dhe rezultonte se isha 10 javëshe shtatzënë. Në ãllim i tregova vjehrrës se isha shtatzënë.
Eni Çobani: Këtu filloi kalvari i shqetësimeve tuaja?
Majlinda: Për momentin jo, por në gjatë gjithë shtatzëninë unë isha me rrezik dështimi. Dhe në Shtator u shtrova dy javë në spital.
Valdeti:Për çfarë re në rrezik dështimi? Thuaje këtu, tani?
Majlinda: Të lutem vëlla se unë këtu të kam thirrur që të më ndihmosh dhe të më besosh. E di pozicionin tënd shumë mirë se në çfarë vështirësi je.
Eni Çobani: Unë e kuptoj që ju e keni ndjekur Mjalindës gjatë gjithë kohës, por kur kemi qenë vetëm më keni thënë disa momente kur ndiheni dyshues?
Valdeti: Unë kur dal në kafe nuk mund jam i zoti të rri në një kafe, pasi opinioni i njerëzve të tjerë që flasin për motrën time më ve në sedër. Ne jemi me tradita malësorësh dhe unë nuk rri dot në një vend.
Majlinda: Më e rëndësishme është familja ime, më pas opinioni dhe ligji. Unë kam qëndruar në regjim shtrati deri në fund të Tetorit. Më pas vjehrra, pasi problematika ime dhe shkaktarja e të gjithë kalvareve ka qenë vjehrra.
Eni Çobani: Bie pak në kontradiktë me atë që the më parë se të pëlqente shumë dhe bëri gjithçka që të të merrte nusen e djalit!
Majlinda : Po moj zonja Eni po ajo më donte mua si shërbëtore dhe më pas më mori dhe më tha hajde çohu bëj punët se është bërë shtëpia për tu pastruar. Ajo dhe bukën që haja ma ka bërë haram.
Eni Çobani: Këto që po thua janë shumë të rënda, Majlinda.
Majlinda: Janë të vërteta të gjitha të betohem.
Valdeti: Motër sa kohë ke ndenjur dhe kë bërë sherre me atë dhe nuk na ke treguar ne?
Majlinda: Më në fund të nxjerri kokën ky zotëri, sepse ska pranuar të vijë në asnjë seancë ndërmjetësimi. Eni Çobani: Ju e keni ditur që Majlinda ka qenë shtatzënë kur ka iku nga Greqia?
Dritani: Unë nuk e kam ditur që ka qenë shtatzënë kur ka ikur nga Greqia. E kam marrë vesh vetëm në 5 Qershor. Në datë 19 Korrik ka ardhur dhe ka bërë ekon e parë. Për pamundësi dhe në gjyqe janë bërë sipas dëshirës.
Majlinda: Pse nuk erdhe në gjyqe, pse nuk ke marrë pjesë?
Eni Çobani: Nuk është faji i gjykatës që nuk ke marr pjesë.
Dritani: Për arsye financiare nuk kam marrë pjesë, largësia, puna e vështirë.
Majlinda: Ti përbuzë fëmijën tënd.
Dritani: Në Korrik i ka dalë në eko që e ka djalë. Nëse e beson kush se fëmija mund të shihet së çfarë gjinie është këtë se beson askush. Askush nuk e beson. Ajo shkoi dhe e hodhi ekon në kosh të mbeturinave. Asnjë nënë nuk e hedh ekon e parë të fëmijës, por e mban gjithë jetën.
Eni Çobani : Sa vjet ke pa e takuar Dritanin?
Majlinda: 4 vite, pa e parë.
Dritani: Nuk ka 4 vite, ka 2 vite pasi jemi parë tëk Gjykata e Apelit.
Majlinda: Pse më injoruan njerëzit e këtij, nëna e tij ka qenë shkaktarja e martesë dhe e ndarjes. Por ky nuk ka ditur të më respektojë mua dhe ti tregonte nënës së tij vendin si dhe vendim tim. Dritani është martuar dhe njëherë më parë. Dhe debati ka hyrë për punë shtëpie.
Mes Dritanit, Valdetit dhe Majlindës ka nisur një sherr i madh, pasi është përmendur nëna e Dritanit. Ky i fundit nuk ka pranuar që t’i përmendet emri. Është dashur ndërhyrja e Eni Çobanit dhe Arditit në mënyrë që të qetësohen.
Eni Çobani :Keni ardhur për ndërmjetësim, apo për tu zënë. Hyr tek thelbi i problemit, lindi djali me shumë vështirësi. Dritani ke qenë i pranishëm apo jo?
Dritani: Nuk kam qenë në Shqipëri, fola me doktoreshën kam ardhur në Tetor, nëse do ishte data fikse do të vija.
Arditi: Cili është thelbi i kësaj kontradikte? Ta lemë Dritanin të na tregojë thelbin.
Dritani: Kemi bërë 4 ADN, pasi unë nuk jam i bindur. Natën e parë të martesës kemi pasur debate për virgjërinë.
Eni Çobani :Pse nuk e ktheve këtë zonjën në shtepi, kur e ke problem virgjërinë?
Dritani: Nuk e ktheva për hatër të familjeve.
Eni Çobani : Atë herë veri kapak këtij muhabeti, sepse nuk është e ndershme.
Dritani: Kemi bërë 4 AND, një ka dalë që nuk është, një që është, dhe një tjetër që është 47% që është për mu. Dhe një tjetër që është 53% që është i imi. Në të gjitha analizat nuk kam dalë unë i njëjti. Unë nuk besoj që është fëmija im. I kam thënë që të ikim Itali dhe Gjermani.
Dritani i ka vënë Majlindës një kush që të shkojmë dhe të ikim jashtë shtetit të bëjmë analiza.
Majlinda: Nëse ky nuk beson, për çfarë e ka mbyllur gjyqin?Ky e ka bërë analizën fshehurazi. Kemi shkuar tek privati dhe ky e kishte bërë para dy javësh.
Dritani: Kjo ka qenë fshehurazi dhe më tha doktori hajde se dua të të takoj.
Majlinda dhe Dritani janë ndarë që në vitin 2014 dhe martesa e trye ka marrë fund.
Eni Çobani: Pse e keni pushuar gjykimin?
Majlinda dhe Dritani janë martuar në Mars të vitit 2013 më dëshirën e madhe të dy familjeve. Dritani vinte nga një divorc shumë i vështirë dhe më tre fëmijë dhe familja e saj e dinte për të gjithë historinë.
Dritani: Doja të thoja dhe diçka, pasi kemi bërë analizat kanë ardhur dy specialistë dhe i kanë kërkuar gjykatëses dhe se ne nuk bëjmë me këto analiza që shikojmë, nëse nuk ka prokuror.
Në vitin 2014 vjen në jetë djali dhe më pas nisi divorci
Eni Çobani: Të nxori nga shtëpia apo ike vetë?
Majlinda: Unë e kisha vendosur se ose do jetoja me atë që ta shikonte se sa punoja dhe kush isha, ose do largohesha fare, pasi ky nuk kishte plan për të ndenjur afër meje.
Dritani: Unë e kam çuar për 10 ditë tek shtëpia dhe kam shkuar me makinë për ta marrë por nuk ka pranuar. I kam thënë hajde të shkojmë në Greqi, por ku shkon pasaporta greke dhe të bëjnë analizat dhe të heqë të gjithë shpenzimet. Dhe Majlinda tha se nuk është kundër analizave, por nuk do të shkojë më pas Dritanit.
Majlinda: Unë e kam vërtetuar atësinë e djalit dhe kur i kam thënë fut pasaportën e djalit më tha se nuk e pranin atësinë e djalit dhe ka fut kundërshtimin e atësisë.
Eni Çobani: Nga momenti kur jeni ndier e fyer në personalitetin tuaj nga mospranimi i atësisë i jeni drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Keni marrë një vendim në të cilin të është njohur dëmshpërblimin pasuror dhe jo pasuror. Ndërkohë Gjykata e Apelit e ka prishur këtë vendim dhe me të drejtë i jeni drejtuar Gjykatës së Lartë sepse duhet të marri zgjidhje kjo gjë. Ju do e vazhdoni këtë dëmshpërblim edhe nese del fëmija i Dritanit dhe ai kërkon falje publike, pasi më ka premtuar se do të vijë përsëri në emision të kërkojë ndjesë publike?
Në përfundim të kësaj seancë ndërmjetësimi Majlinda pranoi që të shkojmë dhe të bëjë analizat e AND në një shtet të Europës së bashku me djalin, vëllain e saj dhe Dritanin. Valdeti gjithashtu pranoi që të shoqërojë motrën e tij.