IN MEMORIAM
Më erdhi ndërmend si papritur ky personazh sa i thjeshtë aq dhe i rëndësishëm për të gjithë ata që e kanë njohur. I thjeshtë pse ai bënte një jetë të thjeshtë me miq dhe me shokë. Në pamje të ngjallte respekt…! Vishej thjeshtë, pastër dhe bukur. Gjithë jetën e shoqëroj sjellja njerëzore me të gjithë, ndërsa fytyra e qeshur të ngjallte respekt, vetiu .
- Hetemi lindi në një fshat të vogël në vitin 1934 në Munushtirë të Skraparit. Fëmijëria e Hetemit ishte e lidhur me jetën e fshatit, si gjithë moshatarët e tij në ato vite të vështira, por Hetemi që në vogëli, krahas punëve për të ndihmuar familjen, filloi të shkollohej me shumë dëshirë. Shkollën fillore dhe 7-vjecare e mbaroji me rezultate shumë të mira edhe pse ecte me orë të tëra për në Corrovodë, kjo nuk e pengoji për të kapur rrezultate të larta. Shkollimi i tij vazhdoi deri në universitet ku mbaroji studimet e larta për financë. Vuajtjet dhe vështiresitë e forcuan dhe e kaliten që të ecte gjithmonë përpara. Familja e Hetemit ishte shume e madhe, 5 djem dhe 5 vajza, të gjithë fëmijë të sjellshëm dhe të edukuar. Dilja dhe Sulejmani dy prindër fisnik bënë çmos që t’i edukonin dhe shkollonin më së miri fëmijët e tyre. Hetemi ka dhënë një kontribut të shquar duke punuar si vullnetar në disa vepra si në ndertimin e hekurudhës Peqin-Elbasan, në hidrocentralin e Ulzës mbi lumin Mat, në ndërtimin e rrugës Çorrovodë- Hambull, i cili është vlerësuar me medalje të ndryshme. Gjatë punës dhe eksperiences së tij ai u poq dhe u bë një lider ku shërbeu me devotshmëri në disa institucione shteterore në rrethin e Skraparit sikur në ndermarrjen e Konsumit si ekonomist, në PTT, në Ndermarrjen e Ujerave, Degën e Farnave, në Ndermarrjen Pyjore, ka kryer punë të rëndësishme në Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin e Partise të rrethit të asaj kohe, punë që Hetemi i kreu me nder dhe përkushtim deri sa doli në pension.
Ai sherbeu me nder për 40 vjet në fushën e financave duke treguar profesionalizem dhe ndershmeri. Gjithmonë me ndergjegje dhe i drejt pa lajka dhe servilizem. Njerzit që e kanë njohur Hetemin në Çorrovodë flasim nga fjalët më të mira. Ai ka qenë si një mësues për kuadrot e rinj për ti përgatitur me virtytet më të pastra të punës, ndershmërisë dhe edukatës. Shumë djem e vajza nga Çorovoda e kujtojnë me shumë mall dhe respekt këtë njeri dhe kuadër shembullor. Ai ishte i gjithanshëm një shtetar shumë i mirë por dhe një familjar i përkushtuar për fëmijtë, nipat dhe mbesat e tij që i shoqëroj ata me mall dhe dashuri deri ditën që mbylli sytë. Ndaj këtë personazh, këtë burrë dinjitoz, Corrovoda dhe Skrapari nuk e harron kurrë, ai do mbetet në memorjen e të gjithëve i gjallë dhe I ndershëm!
Kastriot Caka