Herald Marku/ Ndodhi, “pendito” rikthimi .

Vetëm një vit më parë mesfushori  Herald Marku  nënshkroi  një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Marku ishtë një produkt i Akademisë së Partizanit dhe pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë ai u rikthye në “shtëpinë” e tij tek Partizani . Mungesa e minutave tek Partizani si dhe nostalgjia për Vllazninë bëri që mesfushori të bënte “penditon” duke kërkuar rikthimin  tek kuqeblutë e Vllaznisë. Edhe pse u përfol nga për një operacion “underground” të drejtuesëve të Vllaznisë për rikthimin e tij, sërishmi kontrata dt vjeçare ishte një pengesë serioze për realizimin e kësaj lëvizje. Sipas informacioneve të fundit mesfushori  e ka mbyllur me klubin kryeqytetas duke gjetur gjuhën e përbashkët me klubin dhe  sot  pritet që lojtari t’i bashkangjitet menjëherë Vllaznisë për t’u vendosur nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa

 

Author: jehona