Dashi
Hena e Plote ne Luan vetem mund t’ju nxjerri nga erresira ne drite dhe t’ju tregoj dashurine dhe forcen e krijimit apo talenteve tuaja. Dilni dhe shijoni. Nje dashuri e madhe fillon dhe nje dashuri e vogel mbaron.
Demi
Nje ngjarje familjare do ju beje te ndjeheni te fuqishem ose te dobet ne ekstrem te ndjenjave tuaja. Kjo periudhe tregon nevojen e madhe qe keni per nje prind apo burre ne jeten tuaj.
Binjaket
Keni nevoje per nje ide te madhe apo per nje pershtypje shume te fuqishme qe duhet te lini tek njerzit dhe tek veprimet tuaja. Tani s’ka me vend per modesti por vetem per mbushje syri e dominance.
Gaforrja
Do perjetoni nje moment ku fati do ju perkedheli me shume se duhet ne ceshtjet ekonomike e personale. Nga hici do shfaqen kartmonedha qe fluturojne siper jush.
Luani
Kjo hene e plote ne shenjen tuaj do sjelli gjithe energjine e duhur per te treguar qe jeni Luanë dhe mund te beheni cfare te doni ne jeten tuaj. Mjafon ta deshironi.
Vigjeresha
Psikologjia e Luanit ju tremb pak prandaj do strukeni ne veten tuaj apo ne Luanin tuaj te brendshem pa dashur te provokoni asgje direkt si ne pune si ne dashuri.
Peshorja
Nje fuqizim i deshires tuaj per te drejtuar, do beje qe te keni nevoje per me shume shkelqim, dashuri, argetim dhe nje partner te bukur. Por e sigurt eshte qe ju pret nje dashuri e madhe.
Akrepi
Karriera dhe shkelqimi do jene personifikim i ketyre diteve dhe disa muajve ne vazhdim nen ndikimin e henes se Plote ne Luan. Por edhe nje partner i fuqishem ne biznes ose politikë.
Shigjetari
Per ju ky ndikim i mahnitshem i henes se Plote ne Luan ju sjell ne mendje qe vetem nje Luan mund te jete i afte qe ju te perkushtoheni dhe te lodroni. Por gjithsesi dashuria dhe bota hapet per ju.
Bricjapi
Ju jeni aty ku nuk duhet te jeni per momentin pasi energjia dhe punet e rendesishme do behen pak larg jush ose ne nje vend ku ju nuk jeni dhe kjo ju penalizon.
Ujori
Hena e Plote perball shenjen suaj ne Luan ju rikujton se keni nevoje per nje partner dhe nje bashkepuntor qe ka fame, emer dhe mundesi te rrezatoje ne jeten tuaj.
Peshqit
Kjo periudhe ju fut ne melankolizmin e nje shkelqimi qe nuk e deshironi pasi ndjeshmeria juaj ka nevoj per perkedhelje jo per force dhe karakter dominant. Kujdes nga apokalipsi qe do ndodh ne jeten tuaj./asutimes.com