HEKURI JU KA ZËNË NDRYSHK? JA ME ÇFARË TA PASTRONI

Hekurosja bëhet shumë e bezdisshme nëse hekuri juaj ka zënë sipërfaqe ndryshku.

Por ekziston një mënyrë se si mund ta pastroni hekurin nga ndryshku.

Pastrimi me paracetamol duket të jetë më efikasi dhe kjo metodë po qarkullon në rrjetet sociale së fundmi.

Ky lloj truku është bërë viral në Tik Tok nga një përdoruese me emrin Carrie Pendle e cila jep këshilla për një pastrim të thellë të hekurit me paracetamol, një metodë kjo që duhet thënë që kushton shumë pak.

“Babai fjalë për fjalë më detyroi të filmoja këtë truk pastrimi për Tik Tok dhe ai vazhdon të më pyesë nëse është bërë virale akoma, kështu që ja ku jemi”, tha Carrie.

Po cila është metoda e përdorur prej saj?

Filloni duke ngrohur hekurin tuaj në mënyrë që ai të fitojë një nxehtësi maksimale.

Merrni një tabletë paracetamol, duke përdorur piskatore dhe fërkojeni tabletën në pjesët e ndryshkura në hekurin tuaj.

Pasi të keni mbaruar, fikni hekurin e pastër dhe përdorni një pecetë për të fshirë atë.

Sigurohuni që hekuri të jetë ftohur mjaftueshëm përpara se ta pastroni me pecetën për t’i hequr papastërtitë më të vogla.

Në këtë mënyrë hekuri juaj do të duket si i ri dhe ndryshku nuk do të jetë më problem për ju.

Author: admin