Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço thotë se ditën e sotme hakerat kanë publikuar 1.7 giga informacion kriminal nga sistemi policor Memex.
Sipas tij, ndodhi ajo që dyshohej. Eksperti ngre alarmin se siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe.
- “Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë se hakerat kanë publikuar të dhëna të marra nga sistemet shqiptare. Nga ana tjetër qeveria mohon se janë vjedhur të dhëna sensitive, edhe pse realiteti duket ndryshe. Kujtojmë që hakerat sulmuan dy here Shqipërinë, duke “goditur” sitemet qeveritare dhe atë TIMS.