Gazetari Mentor Kikia ka folur sot lidhur me hakerat iranianë, kur shprehet se qëllimi tyre nuk ka qenë bllokimi i web-siteve që u shërbejnë qytetarëve, por vetëm marrja e të dhënave nga sistemet “online”.
“Publikuesit dhe hakërruesit dëshmojnë që qëllimi i gjithë grabitjes nuk ka qenë bllokimi i shërbimit ‘online’, por grabitja e të dhënave me ndjeshmëri të madhe që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë dhe dëmtimi i standardit të sigurisë. Ky publik është një dëm parësor mbi strukturën më të rëndësishme të ligjzbatimit siç është policia e shtetit”, u shpreh ai.
Sakaq, gazetari ka theksuar se “Memex” është arkiva, ku janë të ruajtura të gjitha punët hetimore, ku arkivohen emra të dyshuar për veprimtari kriminale.
“Publikimi i tyre është një dëm shumë i madh”, u shpreh ai për “Euronews”.
Kujtojmë se ‘Homeland Justice’ ka publikuar së fundmi disa dokumente të tjera nga skedarët e policisë, ku shfaqen të dhënat e personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.