Hakerat iranianë nuk ndalen.
Ditën e sotme ata kanë publikuar listën e zgjedhësve teksa e shoqërojnë me mbishkrimin: – Nuk jeni penduar që votoni zyrtarët e korruptuar?
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur hakerat iranianë publikojnë të dhëna të shqiptarëve.
Hakerat iranianë kanë marrë përsipër sulmet kibernetike që janë regjistruar në Shqipëri gjatë korrikut dhe në shtator. Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar.