Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Frontal” në T7. Mes të tjerash, ajo foli për reagimin e serbëve ndaj këngës së saj të re të titulluar “Komandant”. Mediat serbe e kanë cilësuar si skandal, duke shkruar “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”.
Leonora tregoi se nuk ka qenë kurrë në Serbi, madje më herët ka qenë në listën e zezë të këtij shteti. Këngëtarja shtoi se e ka zbuluar vonë këtë informacion dhe ende nuk e di arsyen.
“Nuk kam qenë asnjëherë në Serbi. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe nëse dua të shkoj, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë më thirrën dhe më thanë që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marr atë informacion. Kur më thirrën pas 4 viteve më thanë që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, u shpreh ajo./asutimes.com