Keisi ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe punën që ajo bën në Kanada. Duke treguar se është krenare që ka punuar çdo punë të ndershme për të hequr shpenzimet e jetës me forcat e saj, Keisi ka treguar se me Stresin nuk janë as të lidhur, as të fejuar, por të martuar.
Ajo tregon se me reperin ruan një marrëdhënie të mirë, ndonëse nuk kanë më lidhje dashurie, por thekson se divorci në letra nuk ka ardhur për shkak të angazhimeve dhe jetesës që bëjnë ata të dy, ku Keisi punon dhe jeton në Kanada dhe Stresi jeton në Shqipëri e performon në koncerte brenda dhe jashtë vendit të tij.
Keisi:
Flasim herë pas here por jo shpesh pasi është vështirë sepse ne kemi pasur një marrëdhënie. Ne jemi të martuar pavarësisht se ai thotë se jemi të fejuar, të lidhur, jemi akoma të martuar nuk kemi bërë ndarje aktuale ne dokumente, por akoma flasim./Shqiperia ime.com.al