Haaland/ Plani i Real Madrid për të marrë norvegjezin

Edhe pse operacioni “Haaland” quhet I përfunduar dhe sulmuesi është pjesë e Manchester City, sërishmi Real Madrid nuk e ka ndërprerë punën për ta marrë në skuadër.

Klubi anglez pagoi 51 milionë paund për sulmuesin norvegjez te Borussia Dortmund, por raportohet se i ka vendosur në kontratë një klauzolë largimi prej 128 milionë paundesh, ose 150 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle “AS”, kjo shifër është perfekte për Real Madrid.

Klubi sapo rinovoi edhe për dy sezone me Karim Benzema por si objektiv afatgjatë për ta zëvendësuar ka pikërisht gjigantin norvegjez. Për këtë, Florentino Perez është i gatshëm të presë edhe dy vite e më pas të aktivizojë klauzolën.

Sipas “AS”, forma e jashtëzakonshme e francezit sezonin e sapombyllur shërbeu për të bërë që presidenti i klubit ta marrë me qetësi ndjekjen e Haaland.

 

Author: jehona