Lulzim Jashari ishte ndër pretendentët kryesorë për të dalë çift nga emisionin i “Përputhen 1” me Antonetën Koçin. Por kjo e fundit, e dyzuar në vendimin e saj, vendosi të dilte vetëm nga programi. Dhe tani është zbuluar se Lulzim Jashari gjatë gjithë kohës ka qenë i martuar dhe bashkëshortja e tij ka pranuar që të bëhej pjesë e emisioneve të dashurisë për shkak se “nuk donte ta humbiste”.
Në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se më së shumti e shoqja bëhej xheloze për Antoneta Koçin, duke theksuar se ndonjëherë kishin edhe “kacafytje mes tyre”, megjithatë çdo gjë ka kaluar pa probleme serioze. Lulzim Jashari tregoi se i kishte premtuar bashkëshortes se nuk do të lidhej me asnjë nga vajzat e ekranit. Ndërsa zbuloi se pas dy muajsh do të bëhen prindër të një vajze.
“Kam thënë privatësinë time nuk e di askush. Të shkosh 2 vite në emisione dashurie është problem për një vajzë. Por e dashura ime e ka pranuar këtë gjë, thjesht s’ka dashur të përfundonte keq karriera ime dhe i kam dhënë fjalën që unë s’do lidhem me asnjë gocë. Jemi të martuar ligjërisht, por pres dhe një fëmijë të vogël, një beb.
Është vajzë, edhe 2 muaj vjen në jetë. Ajo ka qenë xheloze, por e ka përballuar se më ka dashur dhe s’ka dashur të më humbë. Nga xhelozia lindin konfliktet dhe ndahesh. Ka thënë më mirë ta përballoj këtë gjë, besoj se gjithçka do shkojë mirë se Lulzimi më ka bërë një premtim që në fillim kur jemi lidhur. Kemi pasur ndonjëherë kacafytje, problem, por kemi pasur një lidhje të mirë, jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Më shumë xheloze ka qenë për Antonetën,”- u shpreh ai.
Lulzim Jashari nuk ka qenë vetëm pjesë e “Përputhen”, por edhe e një programi të ngjashëm në Kosovë, ku ka zhvilluar disa takime për t’u njohur me vajzat konkurrente.