GRUAJA HUMB 19 MIJË EURO NGA NJË MESAZH PASI E KLIKOI

Mashtrimi ka ndodhur në ditët e kaluara në Valtellina (Itali): duke menduar se është kontaktuar nga banka e saj, gruaja ka dhënë të dhënat e saj personale një hakeri, i cili nuk i “pastroi” llogarinë bankare.

Një grua banuese në provincën e Sondrio, në Itali, ka humbur 19 mijë euro pasi ka klikuar një link që i ishte dërguar me mesazh nga ajo që mendonte se ishte banka e saj.

Kemi të bëjmë me të ashtuquajturin smishing, domethënë një mashtrim i kryer nëpërmjet mesazhit me qëllim për të hyrë në të dhënat personale të “klientit” të radhës.

Rasti i ndodhur në Valtellina është treguar në ditët e shkuara nga të përditshmet lokale, por sot “Corriere della Sera” kthehet tek ngjarja duke shtuar disa detaje më shumë.

Gruaja duket se ka ndjekur linkun e ardhur nëpërmjet mesazhit pa e vënë re që në të vërtetë dikush kishte klonuar sajtin e institutit bankar.

Dhe kështu, me qëllimin më të mirë, duke menduar se duhet të përditësonte disa informacione, ka dërguar të dhënat e saj personale për një cyber mashtrimi të panjohur (për tani), i cili padyshim i “pastroi” llogarinë.

Kur gruaja e ka vënë re mashtrimin ishte shumë vonë.

Për fat të mirë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Postale dhe e Karabinierëve ka lejuar bllokimin e llogarisë së rrjedhshme të përfituesit pa përfunduar transferimin e 9 mijë eurove të tjera.

Sipas Kuesturës së Sondrio “në periudhën e fundit, është regjistruar një shtim i konsiderueshëm i rasteve të ‘mesazheve mashtrim’, fenomen i njohur si ‘smishing’, sipas të cilit tërhiqen informacione dhe të dhëna personale të përdoruesve nëpërmjet mesazhit”.

Pikërisht për këtë, shpjegojnë forcat e urdhërit “ekziston nevoja për të rritur ndërgjegjësimin e përdoruesve, në mënyrë shmangien e shqetësimeve të tilla, të kushtojnë vëmendje të madhe të gjithë mesazheve dhe e mail-eve të ardhur nga institutet bankare, duke verifikuar gjithmonë vërtetësinë e dërguesit të mesazhit”.

Në fakt kur na vijnë kërkesa të çuditshme nëpërmjet e-mail apo mesazheve është mirë të “hapim mirë sytë”.

Shumë shpesh mjafton një telefonatë në bankë për të demaskuar sulmuesin.

Perktheu: allneës.al

Burimi: https://www.today.it/citta/clicca-link-perde-19mila-euro.html

Author: admin