Një ngjarje e pazakontë është regjistrua në Belsh të Elbasanit. Një grua kishte kujtuar se kishte blerë pulë deti, por në të vërtetë, nuk ishte e tillë.
InfoElbasani ka publikuar mesazhin që një i ri ka dërguar, duke treguar se nëna e tij ka blerë një pulë deti në Pazar, por pas disa ditësh i del gjel.
“Përshëndetje. Jam nga fshati Shkëndi në Belsh në zonën e Dumresë. Para dy javësh nëna ime bleu një pulë deti në pazar për mbarë pra për të prodhuar vezë dhe për të rritur zogj deti. Filluam ta ushqenim mirë që të rriste vezët në bark e të pillte, por prit e prit dhe asgjë.
Biles e bashkuam edhe me tufa gjelash që të kryente fekondimin. Mirpo në vend që të rrinte si pulë, ajo rrinte si gjel.
Pas ca ditësh nisi ti dalë xhufka e gjelit tek gjoksi. Sic duket i zoti ia kishte pr;erë që të mos dallohej.
Aty e kuptuam që kishim blerë gjel dhe jo pulë. Ja kishte hedh pIakës ai tipi. Se tani nuk blejnë gjela por pula për mbarë. Nuk e kuptuam fare se kishte trup të vogël sa të pulave dhe nuk kishte lafshë. Do ta hamë tani shpejt.Ca nuk po bëjnë sot janë shtu shumë mashtrusat edhe në fshat”.