Në emisionin “Rudina”, kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera. Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të qytetarëve pa hezitim.
Një ndër pyetjet që një qyetetare ka bërë ishte se çfarë bën që është në një formë kaq të mirë fizike. Grida tregon se përpiqet të kujdeset për pamjen, ushqimin, veshjen dhe përpiqet që të bëjë aktivitet fizik çdo ditë. Madje ajo tregon se mbrëmjeve kur shikon emisione politike ajo ushtrohet me 2-3 girat që ka në shtëpi.
Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?
Grida Duma: “Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në televizion dhe kujdesit që duhet përpara. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat të ndihmojnë.
Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrshe dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilin gjatë fushatës unë e bëj duke ecur. Para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike. Bëj ushtrime me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve.
Ndryshimi i ushqimeve: nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ng ec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjërat.”